23.6 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Turqia goditet nga një tjetër tragjedi ajrore: Rrëzohet avioni zjarrfikës në Kroaci, piloti humb jetën

Turqia po përjeton ditë të zeza pas dy aksidenteve të njëpasnjëshme ajrore. Vetëm dy ditë pas rrëzimit të avionit ushtarak në kufirin Gjeorgji–Azerbajxhan, ku humbën jetën 20 pjesëtarë të Forcave Ajrore Turke, një tjetër incident tragjik është regjistruar këtë të shtunë.

Një avion zjarrfikës i tipit AT802, në pronësi të autoriteteve turke, është rrëzuar në territorin e Kroacisë. Lajmi u konfirmua nga Ministri turk i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Ibrahim Yumakli, i cili bëri të ditur se rrënojat e mjetit fluturues janë gjetur pranë qytetit Senj, në Kroaci.

Sipas autoriteteve, piloti ka humbur jetën, duke e thelluar edhe më tej tragjedinë për institucionet dhe popullin turk.

“Shpreh ngushëllimet dhe lutjet e mia për familjen dhe të afërmit e pilotit tonë që humbi jetën në këtë aksident tragjik. Ngushëllimet e mia shkojnë gjithashtu për organizatën tonë pyjore dhe popullin tonë,” deklaroi Ministri Yumakli, sipas medias turke Hurriyet.

Mediat në Turqi raportuan se në zonën ku u rrëzua avioni është parë një “mjet fluturues që digjej”, duke sugjeruar se mjeti mund të ketë marrë flakë para se të përplasej.

Ngjarja ndodh pikërisht në ditën kur në Turqi po riatdhesohen trupat e 20 viktimave të aksidentit të avionit ushtarak C-130, duke e bërë këtë javë një nga më të errëtat për aviacionin turk.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...