34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

U arrestua në Nikël Marklen Haka, i shumëkërkuari i drejtësisë; 4 Persona të tjerë që e ndihmuan janë arrestuar

Ditën e djeshme, policia ka arrestuar në Nikël Marklen Haka, një të shumëkërkuar nga drejtësia. Bashkë me Hakën janë arrestuar edhe 4 persona të tjerë, përfshirë Klajdi Hakën, i afërm i Marklen Hakës, i cili dyshohet se ndihmoi të shumëkërkuarin të fshihej në banesën e tij në Liqenin e Bacungut.

Klajdi Haka, 21 vjeç, është ndaluar për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Gjatë kontrollit në banesën e tij, ku u gjet dhe Marklen Haka, policia sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

‘Në vijim të operacionit policor të koduar “Liqeni i Bacungut”, të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.’, njofton policia.

Ka qenë ora 14:00 e ditës së djeshme kur RENEA hyri në banesën ku fshihej Marklen Haka në afërsi të Liqenit të Bacungut, Nikël, Krujë. Për 4 ditë (nga data 2 shtator) Haka është mbajtur nën vëzhgim deri në momentin kur dhe është vendosur për të ndërhyrë duke bastisur banesën dhe duke e kapur 33 vjeçarin papritur, zbathur, me bluzë të bardhë e pantallona të shkurtra. Në momentet kur RENEA ka ndëhyrë, Haka ka tentuar të arratiset por është ndaluar nga forcat e policisë, ndërsa në banesë iu gjet edhe një armë zjarri.

Marklen Haka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 15 Maj të këtij viti nga Gjykata e Posaçme, pas vendimit për ‘arrest me burg’ në mungesë për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit. Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të ndjekur përgjegjësitë ligjore të të gjithë të përfshirëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...