13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

U arrestua për aferën e inceneratorëve/ Apeli i GJKKO lë në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka

Apeli i GJKKO la sot në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, i cili u arrestua për aferën e inceneratorëve.

Mëngjesin e 2 janarit, rreth orës 10:45 nisi në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca ku u shqyrtua kërkesa e ish-ministrit Lefter Koka, që hetimi ndaj tij të bëhet në një masë me të lehtë sigurie.

Sipas News 24, Lefter Koka ka kërkuar lirinë dhe tha se bashkëpunonte me drejtësinë.

Koka u arrestua më 14 dhjetor 2021 për skandalin e incineratorëve, ndërsa GJKKO caktoi në datën 16 dhjetor masën e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ai po mbahet në paraburgimin e 313.

SPAK akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion për incineratorin e Elbasanit.

Ndërkohë në kërkim janë dhe administratorët e firmave fituese të incineratorit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Lefter Koka ka shërbyer si ministër i Mjedisit në qeverinë “Rama” përgjatë viteve 2013-2017 dhe më pas ka qenë deputet deri në vitin 2021. Kujtojmë që Lefter Koka u rizgjodh deputet i qarkut të Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit, por hoqi dorë nga mandati.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Korçë–Bilisht/ Përmbyset zetori pranë Cangonjit, plagoset drejtuesi

0
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin kombëtar Korçë–Bilisht, ku një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në afërsi...

Vlorë/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, dërgohet në spital

0
Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës, të llojit thikë, në Vlorë dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e...

“E përplasi teksa kalonte rrugën”/ Aksident fatal në Pogradec, humb jetën 80-vjeçari, arrestohet 24-vjeçarja

0
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Udenisht, në Pogradec. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar...

Dhërmi/ Tentuan të vjedhin “Land Rover”, arrestohen 25-vjeçari dhe 17-vjeçarja: nuk iu bindën Policisë

0
Një tentativë për vjedhjen e një automjeti është parandaluar nga Policia në Dhërmi, ndërsa në pranga kanë rënë një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare, të...

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...