33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

U dhunua teksa çonte djalin në kopsht, Kush është Sokol Mëngjesi?

Avokati Sokol Mëngjesi, një figurë e njohur në fushën e drejtësisë, u sulmua brutalisht në ish-Bllok, ndërsa sapo kishte lënë fëmijën në kopsht.

Mëngjesi, i diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë Democritus në Greqi në vitin 2004 dhe i cili ka vazhduar studimet në nivel master dhe doksoral në të Drejtën Penale dhe Kriminalistikë, ka qenë pedagog në universitetin ku ka mbaruar studimet e tij.

Ai ka qenë gjithashtu dekan në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës dhe tani është pedagog në Departamentin e së Drejtës Penale.

Nga viti 2009, Mëngjesi ka qenë avokat me licencë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë Shqipëri dhe ka punuar në disa raste të njohura si mbrojtës i personaliteteve publike si ish-kryeministri Sali Berisha, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto në çështjen e inceneratorit të Tiranës.

Sulmi ndaj tij ka shkaktuar shqetësim në opinion dhe është përcaktuar si një akt i dhunshëm kundër një figure të njohur të drejtësisë në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...