25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

U filmua nga njerzit kur lëvizte me automjet mbi trotuar, gjobitet shoferi në Durrës

Një drejtues automjet në Durrës është gjobitur nga Policia Rrugore e qytetit. Ky drejtues po lëvizte me makinën e tij mbi një trotuar në qytetin bregdetar.

Kanë qenë qytetarët ata që e kanë filmuar shoferin teksa i jepte makinës në mënyrë të parregullt.

Video u bë virale në rrjetet sociale dhe menjëherë Rrugorja ka vepruar duke kryer verifikimet për automjetin dhe duke vendosur masën administrative prej 18 mijë lekësh të rinj.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës
Në lidhje me një video të postuar në portalin “JOQ”, në të cilën shfaqet një automjet duke lëvizur në trotuar, ju informojmë se:
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kanë kryer verifikimet për automjetin dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, me masën administrative 18 000 lekë të rinj, bazuar në Kodin Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të re

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...