34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

U kap me 2 çanta me eksplozivë, 29-vjeçari është pengmarrësi i dy të zhdukurve në Sarandë

Një 29-vjeçar është arrestuar për zhdukjen e Leonard Thodhorit dhe Fatmir Sulovari, të cilët humbën kontaketet me familjarët që prej 9 prillit të këtij viti. Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim një 25-vjeçar.

Në pranga u vu Albi Meçini, 29 vjeç, i dënuar më herët i dënuar më parë për dhënie ndihmë 4 personave (Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Gora, Artur Gora) për largim nga burgu i Drenovës – ngjarja e bujshme e ndodhur në nëntor të 2013-ës.

Albi Meçini dyshohet po ashtu se do të kryente një atentat në bashkëpunim me dy persona të tjerë, të shpallur gjithashtu në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Aksioni për ndalimin e tij u krye nga policia e Fierit. Blutë njoftuan se i riu me banim në Kamzë u ndalua në aksin rrugor “Mbrostar-Fier”. Policia sekuestroi 2 çanta brenda të cilave ishin 2 pako me rreth 21.3 kilogramë lëndë plasëse artizanale, të montuara me celularë, për shpërthim në distancë. Te dyja çantat u gjetën në afërsi të automjetit të Meçinit.

Gjithashtu, nga kontrolli i zonës ku u kap 29-vjeçari, u gjet një tjetër automjet në brendësi të të cilit ishin 3 bidona me lëndë djegëse benzinë. Nga veprimet hetimore rezulton se 29-vjeçari, në bashkëpunim me shteasit A. M., 27 vjeç, banues në Dibër dhe E. C., 25 vjeç, banues në Tiranë (të cilët u shpallën në kërkim), i kishin siguruar këto kushte dhe mjete, me qëllim kryerjen e një atentati.

Policia sekuestroi 2 automjetet, 2 çantat me rreth 21.3 kg lëndë plasëse artizanale, e montuar me celularë, për shpërthim në distancë, 3 bidonë me benzinë dhe 4 celularë.

Albi Meçini, sipas hetimeve, rezulton i përfshirë edhe në rrëmbimin e dyfishtë në Sarandë disa muaj më parë.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Fierit, në bashkëpunim me Policinë e Vlorës, në funksion të një procedimi penal të iniciuar nga DVP Vlorë, për zhdukjen e shtetasve Leonard Thodhori dhe Fatmir Sulovari, zhdukje e raportuar në Policinë e Sarandës, më datë 09.04.2023, rezultoi se shtetasi i arrestuar në flagrance, me çantat me lëndë plasëse, është autor i dyshuar për këtë rast, së bashku me shtetasin S. L., 25 vjeç, i cili u shpall në kërkim”, njoftoi policia.

Për Meçinin dhe S.L., ditën e sotme, Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...