9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte mes jetës dhe vdekjes

Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë. Lajmi i trishtë ka tronditur familjen, të afërmit dhe mbarë komunitetin, që për 10 ditë me radhë kanë shpresuar se i mituri do t’ia dilte.

Vetëm dy orë para ndarjes së tij nga jeta, JOQ Albania publikoi apelin e familjes, e cila kërkonte mbledhjen e fondeve për ta dërguar Erionin jashtë vendit, pasi gjendja e tij ishte tepër kritike. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe lutjeve të familjarëve, 15-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë nisi pas një konflikti të shfaqur fillimisht në rrjetet sociale, i cili degradoi në dhunë fizike. Gjatë përplasjes, Erioni u godit me thikë disa herë; njëra nga goditjet i preku zemrën, duke e futur menjëherë në rrezik për jetën. Ai u mbajt për 10 ditë në reanimacionin qendror të QSUT-së, duke luftuar mes jetës dhe vdekjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...