33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

U rrëzua nga 10 metra lartësi humb jetën i riu shqiptar në Itali

Një djalë 18-vjeçar shqiptar ka humbur jetën duke rënë nga çatia e një fabrike në zonën industriale të Porto Sant’Elpidio, në provincën e Fermos. Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 9, viktima quhet Franco Mazelli, familja e tij me origjinë shqiptare banon në Fermano.

Sipas të dhënave paraprake, sipas mediave të huaja, një pjesë e çatisë ishte shembur dhe si pasojë i riu u rrëzua dhe ra nga 10 metra. Çdo përpjekje për ta ringjallur rezultoi e padobishme: lëndimet e pësuara nga rrëzimi nga një lartësi brenda ndërtesës ishin shumë të rënda.

Karabinierët po hetojnë dinamikën e aksidentit së bashku me inspektoratin e punës kanë për qëllim të kontrollojnë dokumentacionin, mënyrat e hyrjes së të riut në pallat dhe dëgjojnë ndonjë dëshmitar për të zbuluar nëse viktima po kalonte, apo punonte në vendin ku u gjet pa jetë.

Në vendngjarje, përveç punonjësve shëndetësorë të Kryqit të Gjelbër të Porto Sant’Elpidio, ishte dhe nëna e djalit. Sipas versionit të parë të ngjarjes, i riu kishte shkuar për të takuar dajën e tij, kompania e të cilit po kryen punimet e saldimit në godinën ku ndodhi aksidenti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...