19 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

U vra në sy të fëmijës 2-vjeçar, në dhomën e gjumit , rrëfehen fqinjët për vrasjen në Tiranë

Migena Sinani, 37-vjeç, e cila u vra në dhomën e gjumit nga kunati i saj, i cili më pas vrau edhe veten, ishte nënë e dy fëmijëve, 4 dhe 2 vjeç.

Ky i fundit ka qenë dëshmitar i skenës makabre sepse ishte në një krevat me nënën e tij, në momentin kur ajo u qëllua me pistoletë nga 43-vjeçari Roland Sinani.

Fëmija më i rritur i çiftit Sinani, nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit të dyfishtë, pasi ndodhej të gjyshërit nga ana e nënës.

Pas vrasjes së kunatës, Roland Sinani ka dalë në oborrin e banesës, ku ka qëlluar edhe veten.

Në banëse kanë qenë të pranishëm edhe dy prindërit e autorit të krimit, të cilët kanë qenë në gjumë sipas deklarimeve paraprake.

Ende nuk dihet shkaku i këtij krimi të dyfishtë, ku 43-vjeçari qëlloi me armë zjarri pistoletë fillimisht nusen e vëllait të tij dhe më pas veten.

Roland Sinani autori i krimit, ishte i pa martuar, dhe merrte mjekim pasi vuante nga shëndeti mendor.

Ndërsa burri i Migenës punon taksist dhe kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë. Ai është telefonuar fillimisht nga policia e Tiranës, dhe më pas nga familjarë të tij, për të mbërritur në banesë, dhe më pas për të dhënë edhe dëshminë e tij.

Fqinjët e familjes Sinani shprehen se nuk kanë dëgjuar për konflikte të mëparshme mes viktimës dhe autorit, ndërsa ngjarja i ka lënë të shokuar të gjithë të afërmit e tyre.

Policia dhe grupi hetimor që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes po punojnë për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 04:00 të mëngjesit, në Shkozë, në banesë, shtetasi R. S., 43 vjeç, në rrethana ende të paqarta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri kunatën (nusen e vëllait) shtetasen M. S., rreth 37 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...