8.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Ulsi Manja “Harta e re gjyqësore, e propozuar nga KLGJ, nuk do të ketë kthim pas”

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se harta e re gjyqësore, e propozuar nga KLGJ, nuk do të ketë kthim pas, dhe pas miratimit nga Ministria e Financave, do të dërgohet për ti ‘vënë vulën’ në qeveri.

Manja nuk pranoi që të jepte një reagim konkret në lidhje me paralajmërimin e avokatëve për protestë përpara KLGJ-së, duke thënë se të gjitha këtyre pretendimeve do ti përgjigjet nesër në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, posaçërisht për këtë çështje.

Ulsi Manja: Të gjitha diskutimet mbi hartën kemi lënë një ditë të dedikuar, do të kemi përgjigjet e duhura nesër në Komisionin e Ligjeve. Nesër do të shkojmë në respekt të Komisionit të Ligjeve, pas seancës dëgjimore nesër në Komisionin e ligjeve dhe miratimin nga Ministria e Financave, harta do të shkojë në qeveri për miratim.

Harta e re gjyqësore, e propozuar nga KLGJ, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë, pritet që të reduktojë ndjeshëm numrin e gjyakatave në rang vendi, duke nisur nga ato të shkallës së parë, te lënia e vetëm një gjykate apeli në Tiranë, dhe mbyllja e disa administrativeve.

Kjo hartë është kundërshtuar fort nga avokatët, të cilët shprehen se ky projekt do të sillte mungesën e dhënies së drejtësisë për mijëra qytetarë, dhe do të rriste ndjeshëm kostot e shërbimit.

Prej dy javësh tashmë, dhoma kombëtare e avokatisë ka bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore, përfshirë dhe ato për masat e arrestit, duke lënë në kolaps të gjithë punën e gjykatave.

E megjithatë, duket se qeveria nuk ka ndërmend të bëjë hapa pas për këtë çështje, duke e çuar deri në fund hartën e re gjyqësore, që sipas tyre do të rrisë eficencën e institucioneve të drejtësisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...