11.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Ndahen pas 17 vitesh martesë, Totti dhe Blasi e pranojnë zyrtarisht dhe problemet kanë nisur nga prezantuesja

“Bom*a” plasi nga ‘Dagospia”. Historia e dashurisë mes Tottit dhe Ilary, të cilët vendosën të ndaheshin pas 17 vitesh martesë dhe tre fëmijëve, mori fund. Në pritje të njoftimit zyrtar nga ish-kapiteni i Romës dhe prezantuesja televizive, i cili do të konfirmonte thashethemet për ndarjen, revista “Chi” hodhi dritë mbi marrëdhënien e re që Totti kishte me Noemi Bocchi dhe mbi arsyet që do ta çonin në fund dashurinë mes ish-kapitenit verdhekuq dhe Ilary.

Ndërsa Totti dhe Ilary Blasi zyrtarizojnë ndarjen e tyre konsensuale, e përjavshmja “Chi” publikon imazhe ekskluzive në numrin e radhës, që konfirmojnë lidhjen midis Francesco Totti dhe Noemi Bocchi. “Dy ditë para njoftimit, në fakt, Totti ishte në shtëpinë e Noemi nga ora 20:30 deri në 02:30 të mëngjesit, i shoqëruar nga një mik me “Smart”.

Kapiteni shkoi në shtëpinë e gruas, duke lënë makinën e tij në parking, por shoku i tij e transportoi me “Smart”. Dhe pastaj, gjithmonë bashkë me të u kthye për të marrë makinën e tij natën vonë”, – thuhet në shkrimin e “Chi”.

Thashethemet për krizën e çiftit Totti-Blasi kanë ndjekur njëra-tjetrën që nga fillimi i vitit. “Është folur për lidhje të reja nga të dyja palët, ndonëse gjithmonë ato mohohen, në mbrojtje të familjes. Totti dhe Noemi janë parë disa herë në restorantin “Isola” të peshkatarit në Santa Severa. Më pas në stadium. Dhe sërish në Monte Carlo e Tiranë së bashku”, – vijon Chi”.

E përjavshmja “Chi” rindërton në detaje ndarjen midis Tottit dhe Ilary Blasi. “Gjithçka filloi kur kapiteni lexoi disa mesazhe komprometuese në telefonin e gruas së tij. Ka zëra për një lidhje me një të ri të pashëm, për të cilin Blasi fjalë për fjalë do të ishte trullosur.

Kështu që kur Totti mohoi krizën, ndarja kishte nisur tashmë, por ish-kapiteni i Romës u përpoq të bënte atë që mundi për të mbrojtur fëmijët”, – përfundon “Chi” në rindërtimin e fakteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...