24.9 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Unë jam mërzitur me ty dhe ti e di pse,”Ermal Mamaqi i përgjigjet kritave të Jul Dedës

Ermal Mamaqi ka reaguar publikisht për herë të parë ndaj disa deklaratave të kolegut të tij, Jul Dedës, rreth trajnimeve motivuese që ai organizon dhe videove që publikon në rrjetet sociale. Në një video-mesazh të drejtuar Dedës dhe publikut, Mamaqi shpreh keqardhjen e tij për distancimin që ka ndodhur mes tyre, duke pohuar se të dy kanë vite që nuk komunikojnë si më parë.

“Unë jam mërzitur me ty dhe ti e di pse,” shprehet Ermali, duke nënkuptuar se është ndjerë i prekur nga disa video të publikuara nga Juli, të cilat sipas tij, ishin “thumba” të drejtpërdrejta ndaj trajnimeve të tij. Mamaqi thekson se nuk është i vetmi që i ka kuptuar videot në atë mënyrë, pasi edhe komentet e ndjekësve në postimet e Julit përmbanin interpretime të ngjashme.

Sipas Ermalit, largimi i Dedës nga marrëdhënia e tyre miqësore nisi nga një mesazh i dërguar në emrin e tij në “Big Brother VIP” (BBV), gjatë kohës kur Juli ishte konkurrent. Mamaqi shpjegon se ky mesazh, që dukej sikur ishte dërguar nga ai për të mbështetur Heidin, ishte një provokim i paautorizuar nga ana e tij dhe se ai nuk kishte dijeni për të, pasi ndodhej në një udhëtim jashtë vendit.

“Ma do mendja se ty ta kanë thënë këtë gjë kur dole, por ti mesa duket nuk e besove,” thotë Ermali, duke sqaruar se asokohe bëri edhe një video për të qartësuar se nuk kishte dërguar mesazhin dhe se produksioni i “BBV”-së e përdori këtë si një strategji për provokim. Në fund, Mamaqi e ftoi Julin që të marrë pjesë në një prej trajnimeve të tij motivacionale, duke e sfiduar me një bast publik. Nëse Juli nuk do të pëlqente trajnimin, Ermali premton të dalë “nudo te sheshi Skënderbej,” ndërsa në rast se Juli e pëlqen, atëherë Deda do të paguajë një drekë për ta dhe kolegun Gent Zeneli.

Duke përmendur vlerat dhe përfitimet e trajnimeve që ofron, Mamaqi thekson: “Nuk e kuptoj këtë mllefin që keni për trajnimet e motivimit, aty mësojmë si të bëhemi më të mirë.” Ai sqaroi se trajnimet përdorin teknika të bazuara në psikologjinë moderne dhe janë ndërtuar për të ndihmuar individët të përmirësohen në jetën e tyre personale dhe profesionale.

Në fund, Ermali sugjeron një mundësi për të ringjallur miqësinë e tyre dhe për të punuar në një projekt të ri, të ngjashëm me SHBLSH, duke thënë: “Ndoshta ka ardhur koha të mendojmë për një projekt të ri si SHBLSH i vjetër.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...