11.5 C
Tiranë
Tuesday, January 27, 2026
spot_img

Ursula von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor për të forcuar angazhimin e BE-së në procesin e zgjerimit

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, do të vizitojë javën e ardhshme gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën dhe Shqipërinë. Qëllimi i kësaj vizite është për të shprehur përkushtimin e saj dhe të komisionit për të angazhuar rajonin drejt afrimit me Bashkimin Evropian.

Von der Leyen, e cila në verë u rizgjodh për një mandat të ri pesëvjeçar, ka theksuar se procesi i zgjerimit është një nga prioritetet kryesore të saj. Për këtë, ajo ka emëruar një komisionare të dedikuar, e cila do të merret ekskluzivisht me çështjen e zgjerimit të bllokut.

Sipas njoftimeve nga KE-ja, gjatë vizitës së saj në rajon, Von der Leyen do të përqendrohet në ndihmën që BE-ja po u ofron vendeve të Ballkanit për përshpejtimin e reformave dhe përgatitjeve, me qëllim përparimin më të shpejtë në procesin e integrimeve evropiane.

Vizita do të nisë më 23 tetor, me ndalesën e parë në Shqipëri, ku Von der Leyen do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ajo do të marrë pjesë gjithashtu në përurimin e Kampusit të Kolegjit Evropian në Tiranë.

Më 24 tetor, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje e Hercegovinës. Gjatë qëndrimit në Bosnjë, ajo do të vizitojë zonat e goditura nga përmbytjet e 4 tetorit dhe do të shprehë gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në përballimin e pasojave.

Më 25 tetor, presidentja e KE-së do të qëndrojë në Serbi, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Pas kësaj, ajo do të udhëtojë në Kosovë më 26 tetor, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Vizita e saj në rajon do të përfundojë me një takim me liderët e Malit të Zi në Podgoricë.

Vetëm disa ditë pas kësaj vizite, Komisioni Evropian pritet të miratojë dhe publikojë paketën vjetore të zgjerimit dhe raportet e progresit për vendet që janë përfshirë në këtë proces.

Fokusi kryesor i Von der Leyen do të jetë gjithashtu në paketën e BE-së për rritje dhe reforma në Ballkanin Perëndimor, e cila parasheh një ndihmë financiare prej 6 miliardë euro për këto vende. Të premten e kaluar, BE-ja miratoi agjendat e reformave të pesë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat ato i kanë paraqitur si kusht për të përfituar nga paketa e Planit të Rritjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...