34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Ushtari i KFOR humbet këmbën, pasi u plagos në protestën e 29 maj-it

Dhjetëra ushtarë ishin të KFOR-it mbetën të plagosur në protestën e dhunshme të 29 majit në Zveçan. Por njëri ushtar hungarez e ka pësuar më keq. Atij i është amputuar këmba pasi kishte marrë lëndime të renda në Zveçan, raportojnë mediat hungareze. Ndonëse janë bërë më shumë se një muaj, protestat po vazhdojnë në veri ndërsa situata vazhdon të jetë e brishtë.

BE-ja i ka vendosur masa ndëshkimi Kosovës, pasi sipas tyre nuk po ndërmerr hapa për de-eskalimin e situatës në këtë pjesë të vendit. Opozita është shprehur e shqetësuar me veprimet, e siç ka thënë, kryeministrit Kurti, ndërsa kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Ata nuk po marrin pjesë në votime në seanca të Kuvendit, si ndëshkim për veprimet e pushtetit pas izolimit, siç thonë, me gjithë faktorin ndërkombëtar. Madje reagime nga opozita kishte edhe për mënyrën se si ka reaguar Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, e cila ka ironizuar me BE-në duke e quajtur tigër prej letre.

Tensionet në veri kanë nisur që nga 26 Maji kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave veriore të dalë nga zgjedhjet e 23 Prillit tentuan të hyjnë në objekte të këtyre komunave e që janë të banuara me shumicë serbe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...