20.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Ushtria ukrainase kryen sulm të madh me dronë, shkatërron dhjetra avionë bombardues rusë

Ukrainë – Ushtria ukrainase ka realizuar një sulm të suksesshëm me dronë në një bazë ajrore strategjike ruse, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe shkatërruar dhjetra avionë ushtarakë, përfshirë bombardues dhe luftarakë, sipas raporteve nga terreni.

Operacioni, i koduar “Rrjeti i Merimangës”, kishte si objektiv kryesor bazën ajrore në Olenya, një prej pikave kyçe të forcave ajrore ruse, që ndodhet rreth 1800 kilometra larg Ukrainës. Sipas burimeve, vetëm në këtë bazë janë shkatërruar dhjetëra avionë, përfshirë modele të rëndësishëm si A-50, Tu-95 dhe Tu-22, me dëme që vlerësohen të kalojnë 2 miliardë dollarë.

Në dy ditët e fundit, mediat raportuan se ushtria ruse kishte transferuar në Olenya një flotë avionësh bombardues dhe transporti, duke e bërë bazën një objektiv prioritar për sulmet ukrainase. Përveç Olenyas, edhe dy baza të tjera ajrore në Ivanovo dhe Dyagilevo raportohet se janë goditur në kuadër të këtij operacioni të koordinuar.

Ky sulm me dronë tregon një avancim të rëndësishëm në aftësitë sulmuese të forcave ukrainase, duke goditur thellë kapacitetin ushtarak rus dhe duke ndikuar në balancën e forcave në luftën që vazhdon mes dy vendeve.

Operacioni “Rrjeti i Merimangës” përbën një goditje të rëndë për Moskën, duke shënuar një nga sulmet më të mëdha të njohura deri tani kundër bazave ajrore ruse gjatë konfliktit. Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se do të vazhdojnë me operacione të tjera strategjike për të dobësuar kapacitetet e armikut.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...