34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vajza plagosi me thikë 68-vjeçarin pasi tentoi ta përdhunonte, babai: Ajo më thoshte mos rri me të

Një 21-vjeçare ka plagosur me thikë një të moshuar, pasi ky i fundit sipas vajzës ka tentuar që ta përdhunojë. Ngjarja ka ndodhur ditën e enjte (31 gusht), në fshatin Dejë, të bashkisë së Vau Dejës.

68-vjeçarin Zef Paloka aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Shkodrës ndërsa 21 vjeçarja e cila është arrestuar menjëherë nga policia ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka rrëfyer ngjarjen ku ka deklaruar se i moshuari e ngacmonte seksualisht prej rreth 1 viti, derisa atë mbrëmje i shkoi afër shtëpisë duke tentuar të kryejë me të marrëdhënie seksuale me dhunë. 21-vjeçarja ka deklaruar se e ka goditur disa herë me thikë Zef Palokën, pasi nuk kishte rrugë tjetër.

Babai i saj ka deklaruar se Paloka ishte një mik i familjes, por shto ise vajza i kishte thënë se ai nuk ishten jeri i mirë dhe nuk duhet të rrinte me të.

E mora vesh kur erdhi policuia. U vonua pak për të dalë sepse ata kanë mënyrat e veta. E kam njohur shumë , kam pirë kafe me të, kemi njohje familjare. Ka qenë njeri i qetë, jemi takuar dhe familjarisht. Kam pak faj sepse vajzës sia kam vënë veshin, më ka thënë mos rri me të, nuk është i mirë, nuk e njeh. Pse flet me të më thoshte. Edhe gjyshat, babat tanë kanë shkuar shumë mirë.

Nuk ka ndodhur në banesë, ka ndodhur 70 metra larg shtëpisë. Nuk ka ndodhur gjë në shtëpi. Me vajzën nuk kam folur. Vetëm çfarë kam dëgjuar nga policia. Po të kisha qenë afër, do i kisha shpëtuar të dy. Këto janë gjëra nuk e di, trauma të forta.

Mnuk kam folur me familjarë të zotërisë, me asnjë. Jam interesaur për gjëndjen e tij. Faleminderit Zotit më kanë thënë që është mirë. Na ka prekur shumë kjo ngjarje. Edhe me pas 1000 të drejta, nuk do kisha dashur të dilja këtu, në televizor për këtë gjë. Më ka thënë më ka ngacmu. Pastaj ka marrë thikën. Ishte thikë e zakonshme që presim bukë. Nuk e di si ka mundur, është e vogël, është më e dobta e shtëpisë. Po presim nga drejtësia, të dalë e vërteta.”- tha babai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...