17.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

“Varet nga ‘humori i Allahut’”, Edi Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe: Fokus tek energjia e qëndrueshme

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në Samitin e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku theksoi rëndësinë e pavarësisë energjetike të Shqipërisë dhe potencialin për të gjeneruar të ardhura nga eksporti i energjisë drejt Evropës.

Rama nënvizoi ambicien për një bashkëpunim tripalësh Shqipëri–Itali–Emiratet e Bashkuara Arabe: “Synimi ynë është të krijojmë një bazë të ngarkesës në Shqipëri. Dr. Sultan synon të arrijmë tre gigavat, dhe përmes kabllit ndërlidhës me Italinë, të furnizojmë Evropën me energji të gjelbër.” Ai shtoi se bashkëpunimi me partnerët arabë mund të sjellë fitime nga shitja e energjisë.

Duke folur për energjinë hidrike, Rama bëri batutën e tij karakteristike: “Mos harroni se energjia hidrike varet nga ‘humori i Allahut’. Kur Allahu qesh shumë dhe nuk bie shi, duhet të drejtohemi drejt importit, gjë që e bën situatën më të vështirë.”

Kryeministri gjithashtu vuri theksin te teknologjia dhe inteligjenca artificiale, duke prezantuar ‘Diella’, ministrja e parë në botë e krijuar nga inteligjenca artificiale, e cila po zhvillon një sistem të prokurimit publik dhe po përgatit transferimin e korpusit ligjor të BE-së për t’iu shërbyer qytetarëve me efikasitet më të lartë.

Rama ndau panelin me homologun malazez Miljoko Spajiç, duke komentuar me humor konkurrencën: “Ata janë 500 mijë, por duan të triumfojnë kundrejt 500 milionë investuesish.”

Gjatë samitit, Kryeministri u nderua me medaljen Sheik Zayed, e emëruar sipas themeluesit të Emirateve të Bashkuara Arabe, një njohje kjo për kontributin e tij në zhvillimin e projekteve të qëndrueshme energjetike dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...