37.7 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Vdekja e Mirel Çokajt: familjarët flasin për vrasje, policia e cilëson aksidentale

Vdekja e 40-vjeçarit Mirel Çokaj në një zonë të thellë malore të Malësisë së Madhe vijon të mbetet e mbuluar nga misteri dhe dyshime të forta. Policia njoftoi se kufoma e tij u gjet më 18 shtator në një humnerë në Kozhnje, duke e cilësuar ngjarjen si aksidentale. Por familjarët e të ndjerit e mohojnë këtë version dhe kërkojnë hetim të plotë.

Rifat Çokaj, kushëri i viktimës dhe ish-oficer policie me banim në SHBA, hedh dyshime të forta se Mirel Çokaj është vrarë për shkak të parcelave të drogës.
“Nuk ka qenë aksident. Kushëriri im ka qenë me persona të tjerë. Dikush e ka shtyrë nga shkëmbi për ta eliminuar, për të mos i dhënë pjesën e vet nga droga. Policia nuk ka ushtruar kontroll në zonë, ndërkohë që aty ka parcela hashashi”, deklaron ai për News4.

Sipas tij, viktima ishte i shoqëruar me të paktën katër persona dhe nuk kishte arsye të gjendej vetëm në një terren aq të rrezikshëm. Dyshimet e familjes forcohen edhe nga fakti se telefoni dhe arma e tij mungojnë.
“Droga nuk ruhet me duar në xhepa. Mireli ka qenë i armatosur. Ku janë arma dhe telefoni i tij? Pse nuk është kontrolluar zona ku dyshohet se ka qenë parcela?”, pyet Rifati.

Ai përmend edhe emrin e një personi, Gëzim Preldakaj, i cili sipas tij ka qenë i pari që njoftoi për zhdukjen e Mirelit dhe i udhëhoqi shërbimet drejt vendit ku u gjet trupi. Familjarët kërkojnë që ai dhe shokët e tjerë të viktimës të merren në pyetje.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit deri tani e ka regjistruar ngjarjen si rrëzim aksidental në terren malor, ndërsa trupi i pajetë i Çokajt u nxor një ditë më pas me ndihmën e forcave të ushtrisë dhe një helikopteri.

Familjarët, megjithatë, ngulin këmbë se bëhet fjalë për një vrasje të mirëorganizuar dhe paralajmërojnë se do të kryejnë edhe hetime private nëse institucionet nuk veprojnë.
“Është detyrë e organeve ligjzbatuese të hetojnë. Ne nuk do të lejojmë që kjo ngjarje të mbyllet si një aksident i thjeshtë”, thotë Rifat Çokaj.

Hetimet për vdekjen e Mirel Çokajt vijojnë, ndërsa dyshimet për lidhjen e saj me parcelat e drogës e bëjnë çështjen edhe më të ndërlikuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...