11.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Veliaj denoncon dy media online , vënë gjobat ndaj bizneseve me skema skandaloze

Erion Veliaj denoncoi me emra dy faqe online të cilat, kohët e fundit u kishin vendosur gjobë kompanive që drejtojnë linjat e autobusëve në Tiranë. Veliaj tha se Erland Dalliu dhe ‘Anisa e Vithkuqit’ emri i vërtetë i së cilës është Anisa Caka, jane pronaret te portalet ”JOQ” dhe ”Lolita” dhe ata gjobisin pronarët të autobusëve të kryeqytetit.

“Më erdhi dje dikush tjetër për atë aksidentin e fundit, më tha: ‘Anisa e Vithkuqit e ‘Lolitës’ më ka vënë gjobë’. I thashë: ‘Jo, jo, Anisa e Vithkuqit le t’i rrisë dy fëmijët e saj siç i rrisin të gjithë, jo me gjoba’. Nuk do të paguaj asnjë gjobë dhe këtë radhë do të provoj që ti mund të bësh një fushatë me vendime të rëndësishme, me vendime të drejta, me vendime të ndershme pa paguar asnjë gjobë dhe të fitosh. Po ju garantoj, ne do t’i fitojmë këto beteja, jo vetëm politike, por edhe betejat për transportin publik, pa paguar asnjë gjobë, as Anisa Vithkuqit, as Erland Dalliut, dhe as ndonjë gjobaxhiu tjetër që fshihet pas emrave që duket sikur janë gallatë dhe në fakt janë makineritë më të mëdha të gjobave. Se i bie që duhet të fusni në bilancin tuaj edhe këto kosto.
Pra, mirë kostoja e naftës, mirë kostoja e stresit, mirë kostoja e dikujt që mund të jetë i sëmurë ose e dikujt që është me agjërim apo edhe e një aksidenti ku s’ke faj fare, por të fusësh edhe koston e Anisa Vithkuqit dhe Erland Dalliut, për të përballuar transportin publik… jam i sigurt që edhe Xhoni, edhe Kristiani [ekspertët e GIZ], teksa dëgjojnë fjalët e mia thonë: ‘s’e kishim dëgjuar këtë kosto të tillë!’”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës.

Por, cilët janë dy personat që drejtojnë dhe fshihen pas dy faqeve në fjalë, JOQ dhe Lolita? Në foto shihni Erland Dalliun, drejtuesin e “Jeta Osh Qef”, faqe për të cilën shumë biznese kanë shprehur shqetësimin se u duhet të paguajnë shuma të majme në mënyrë që të mos sulmohen me lajme fake nga JOQ.

Fotoja tjetër i përket personit të fshihet pas faqes Lolita, e që njihet vetëm me emrin “Anisa e Vithkuqit”. Emri i saj i vërtetë i saj është Anisa Caka. Ndërkaq, burimet thonë se Bashkia e Tiranës po përgatitet padi për të dyja këto faqe po përgatiten disa padi dhe do do të bëhen denoncimet përkatësi në Prokurorinë e Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...

“Rrëzohet apeli i biznesmenit që vrau bashkëshorten”, vendimi i Gjykatës Federale trondit sërish Zvicrën

0
Gjykata Federale e Lozanës ka rrëzuar apelin e biznesmenit 41-vjeçar, i identifikuar si “Thomas”, i cili ka pranuar vrasjen e bashkëshortes së tij, modeles...