17.5 C
Tiranë
Wednesday, April 15, 2026
spot_img

Veliaj: Falenderoj demokratët që zgjodhën të mos përdoreshin si “mish për top” kundër Amerikës

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur se fitorja në zgjedhjet e 14 majit nuk i ka bërë “të fluturojnë”, por i ka ulur me këmbë në tokë.

Ai falenderoi edhe ata demokratë që nuk votuan për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, të cilët sipas tij, nuk u bënë “mish për top” për të luftuar kundër Amerikës.

“T’ju japin një brohorimë të fortë atyre që janë në qendrat e numërimit. Ne duam të numërohet çdo votë dhe të lexojmë edhe mesazhin e atyre që nuk na kanë votuar. Falenderoj 300 mijë veta që na votuan, që pavarësisht se disa ishin me paterica apo me karrige me rrota, ju falenderoj me zemër, që e konsideruan votën të shenjtë. Kjo fitore më uli në tokë si çdo fitore tjetër.

Tirana na tregoi qartë se më shumë sesa gishtin, kërkon një dorë të shtrënguar. Tirana tregoi se preferoi ata që mbjellin në gropa pemë, në vend të atyre që përçajnë. I them të gjithë demokratëve do të jem edhe kryetari juaj me përulësi, njësoj siç administrata jonë nuk i ka ndarë njerëzit në të majtë e të djathtë. Dua të falenderoj ata të djathtë që nuk pranuar që zgjedhjet lokale të ktheheshin në zgjedhje pro dhe kundër Amerikës.

Zgjodhën që të mos përdoreshin si mish për top kundër aleatëve tanë. Refuzuan të ishin dasmorë apo krushq të Saliut dhe Ilirit. Dua të falenderoj posaçërisht kryeministrin tonë, Edi Rama, që na i bëri të qartë që është aty për t’i mbështetur bashkitë”, u shpreh Veliaj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 15 Prill 2026

0
♈ Dashi Je më i qetë dhe më i fokusuar. Ditë e mirë për të përfunduar projekte dhe për të shmangur nxitimin. ♉ Demi Stabiliteti është në...

Parashikimi i motit, e Mërkurë, 15 Prill 2026

0
Më 15 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte përgjithësisht të favorshme në të gjithë territorin. Gjatë ditës priten...

Xhixho: Mazhoranca rrëzoi uljen e çmimit të naftës, qytetarët po përballen me rritje kostosh

0
Deputetja dhe zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas votës së mazhorancës në Komisionin e Ligjeve kundër projektligjit të kësaj force...

Selin thyen kutinë e fundit të emergjencës në “BB VIP 5” – zbulohet zarfi

0
Pas Rogertit dhe Mirit, Selin është bërë banorja e tretë që ka thyer kutinë e fundit të emergjencës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP...

Rama i dorëzon dokumentet shqiptare Eric Adams: “Shpejt do mësoni edhe shqip”

0
Kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar ish-kryebashkiakut të Nju Jorkut, Eric Adams, pasaportën dhe kartën e identitetit të Republikës së Shqipërisë gjatë punimeve të...