32.3 C
Tiranë
Wednesday, July 8, 2026

Veliaj kërkon përshpejtimin e gjykimit në Gjykatën e Lartë/ Avokati Ndreca: Vonesat cenojnë mandatin dhe të drejtat kushtetuese

Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykatën e Lartë kërkesën për përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes së tij, pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i ka lënë disa detyra kësaj gjykate.

Avokati i Veliajt, Plarent Ndreca, kishte paralajmëruar më herët se do t’i drejtohej Gjykatës së Lartë, ndërsa në kërkesën e dorëzuar mbrojtja argumenton se çdo vonesë në procesin e rigjykimit sjell pasoja jo vetëm për lirinë personale të Veliajt, por edhe për ushtrimin e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Në kërkesë, mbrojtja i kërkon Gjykatës së Lartë të vlerësojë nëse masa e sigurisë “arrest në burg” vijon të jetë e nevojshme dhe proporcionale, nëse janë analizuar realisht alternativat e tjera të masave të sigurimit, si dhe nëse mbajtja e Veliajt në kabinën e xhamit gjatë seancave gjyqësore cenon të drejtat e tij.

Sipas argumenteve të mbrojtjes, një shqyrtim i vonuar i çështjes mund të bëjë që rigjykimi të humbasë efektin praktik.

“Nëse çështja nuk shqyrtohet me përparësi, rigjykimi rrezikon të humbasë efektivitetin e tij praktik. Një vendim i dhënë vonë, kur periudha reale e mandatit është konsumuar në pjesën më të madhe ose tërësisht, nuk do të rivendoste dot në mënyrë efektive të drejtën për të ushtruar funksionin publik”, thuhet në kërkesën e mbrojtjes.

Avokatët argumentojnë gjithashtu se koha është një element thelbësor i çështjes, pasi lidhet me lirinë personale, të drejtën për t’u zgjedhur, ushtrimin e mandatit dhe të drejtën e qytetarëve për t’u qeverisur nga përfaqësuesit e zgjedhur.

Një tjetër çështje e ngritur nga mbrojtja lidhet me vendosjen e Veliajt në një kabinë të xhamit gjatë seancave gjyqësore. Sipas avokatëve, kjo kërkon një vlerësim juridik dhe kushtetues, jo rishikim faktesh apo provash.

“E njëjta logjikë vlen edhe për pretendimin lidhur me mbajtjen e z. Veliaj në kabinën/kafazin e xhamit. Ai kërkon një vlerësim juridik dhe kushtetues mbi faktin nëse izolimi i një të pandehuri në një kabinë/kafaz xhami, pa identifikim konkret të një rreziku real dhe aktual, pa arsyetim individual dhe pa shqyrtim të masave më pak kufizuese, është i pajtueshëm me dinjitetin njerëzor dhe prezumimin e pafajësisë”, argumenton mbrojtja.

Sipas saj, vendosja e një personi të prezumuar të pafajshëm në një hapësirë të izoluar dhe të dukshme për publikun mund të krijojë perceptim të fajësisë përpara një vendimi përfundimtar.

Mbrojtja pretendon gjithashtu se kjo praktikë mund të ndikojë edhe në të drejtën për një mbrojtje efektive, nëse pengon komunikimin konfidencial mes të pandehurit dhe avokatëve të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Basti i Fundit” në Fushë-Krujë/ Arrestohet polici, dyshohet për organizim lojërash fati të...

0
Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i Fundit”, pas një hetimi...

Zjarr i madh në Porto Palermo, zjarrfikësit ndërhyjnë për izolimin e flakëve

0
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse...

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal...

0
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve...

E kërkuar nga Interpoli për atentatin me bombë në Monako, gjendet e vrarë në...

0
Një grua ukrainase, e shpallur në kërkim ndërkombëtar si e dyshuar për një atentat me bombë në Monako, është gjetur e pajetë pranë kryeqytetit...

Kompletohen çerekfinalet e Botërorit 2026/ Francë-Marok hap supersfidat, ja kalendari i ndeshjeve deri në...

0
Me kualifikimin e Argjentinës dhe Zvicrës janë përcaktuar tetë kombëtaret që do të luftojnë për një vend në gjysmëfinalet e Botërorit 2026. Çerekfinalet do të...