38.9 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

Gjykata e Posaçme lë në burg Emiljan Burbën/ SPAK: Dyshohet se drejtonte grup kriminal për trafik ndërkombëtar droge

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për Emiljan Burbën, i arrestuar pas hetimeve të zhvilluara nga SPAK.

Sipas raportimeve nga seanca gjyqësore, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, deklaroi se Burba dyshohet se drejton një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Sipas prokurorisë, aktiviteti kriminal dyshohet se shtrihej nga Shqipëria drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë, si dhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njoftoi arrestimin e tij, ndërsa bëri me dije se hetimet për procedimin penal të regjistruar në janar të vitit 2024 janë zhvilluar në bashkëpunim me autoritete të huaja të drejtësisë.

Në hetime kanë marrë pjesë edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, Policia Kriminale, ndërsa procesi është mbështetur nga organizatat ndërkombëtare Eurojust dhe Europol.

Çështja vijon të jetë nën hetim, ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe personave të tjerë të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...