34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vendimi i gjykatës për mbajtjen në fuqi pezullimin në detyrë, reagon kardiologu Edvin Prifti: “Përpara se një intelektual të vritet ai duhet të përgojohet”

Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës Apelit për mbajtjen në fuqi pezullimin në detyrë.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale kirurgu solli një shembull me mjekët shqiptarë dr. Ali Spahiu dhe dr. Fadil Spahija, të burgosur dhe internuar në sistemin komunist.

REAGIMI I PRIFITI
HISTORI TE NGJASHME DHE PSE AFER NJE SHEKULL ME VONE
Me kishte shpetuar ky dokumentar te cilin e gjeni me poshte per viganet e mjeksise shqiptare dr Ali Spahiu dhe dr Fadil Spahija. Emrat e tyre pak permenden sot por kjo eshte semundja e përgjithshme e ketij kombi e cila ka te beje me amnezine ose harresën dhe mungesën e memories. Kalvari i jetes se tyre ishte i jashtëzakonshëm me burgje dhe internime dhe ndërkohë ishin dy yjet e mjekësisë shqiptare te kohes. E gjitha filloi pasi ne vend te dr. Ali Spahise duhet te punesohej nipi i Byrose Politike i cili nuk dinte ABC e mjeksise dhe dr. Fadil Spahija e pershkruan kete ne formen e nje anekdote ne intervisten e tij. Pa dashur aspak te krahasoj veten me keta titane te mendimit dhe profesionit, 70 vjet me pas, ne detyren time si shef i kardiokirurgjise ne QSUT, pasi me sakrifica dhe pune te perkushtuar ne beme te mundur qe mijerat e shqiptareve qe kishin te vetmen zgjidhje te shkonin ne Turqi per tu operuar nga zemra, te operoheshin ne Tirane. Edhe mua me kerkohet me insistim dhe direktive qe nje mjek i ri me mesatare qe linte per te desheruar, nga ata te fisit revolucionar kusheriro-tribal te sistemit te drejtesise, packa aftesive teorike dhe praktike te kufizuara, te operonte si i pare pasi duhej te ngrihej emri i tij ne kurriz te pacienteve qe na kishin mirebesuar jeten. Me gjithe deshiren per ti dhene edhe atij mundesine si te gjithe stafit tim pergjigja ime ishte jo pasi procesi kerkon trajnim, pergjegjesi dhe sakrifica, dhe konseguenca per mua ishte e ngjashme me ate te mjekeve te medhenj. Mbase pa dashje bene qe te krahasohej jeta ime me te tyren! Eshte e dukshme se sa perpara ka bere kjo shoqeria jone?! Perpara se nje intelektual te vritet ai duhet te lincohet, pergojohet, shpifet, duhet thurur fabula e intriges qe ajo te duket e vertete, duhet qe intelektuali te simbolizoje heretikun qe me pas te digjet ne flaket qe turma pa memorie ia “dhuron” ne sherbim te shelbimit te tij (prof. ALESSANDRO ORSINI)

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Algoritmi i naftës dhe algoritmi i Edi Ramës”, Bardhi: “Nga 219 lekë që paguan...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke deklaruar se vendi...

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

0
Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....