23.6 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Vendimi i Kolegjit zgjedhor për kutitë e Rrogozhinës/Berisha: Duhej dënim për Ulsi Manjën dhe drejtorin e burgut që manipuluan rezultatin në qeli

Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar sot vendimin e Kolegjit Zgjedhor për ripërsëritjen e zgjedhjeve në bashkinë e Rrogozhinës.

Berisha u shpreh gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët se votimi në këtë bashki nuk plotësonte asnjë kusht ligjor në të gjitha qendrat.

“Nuk plotësonte asnjë kusht ligjor të një qendre  votimi. Para çdo gjykatësi, ajo shpallej e pavlefshme dhe tani gjykata me një vendim të kontrolluar shpalli të gjithë zonën të pavlefshme për një qendër votimi.

A ka logjikë të dënosh zgjedhësit e bashkisë së Rrogozhinës që votuan, në vend që të kërkonte dënimin për Ulsi Manjën, Erion Velinë dhe drejtorin e burgut të Rrogozhinën që stisën rezultatin në qendrën e votimit në burg. Skandaloze. Është votimi i dokumentuar në Kuçovë. Do shikoni mekanizmat e manipulimit të votës brenda qendrës së votimit.

Kështu janë me radhë pjesa dërrmuese e bashkive për të cilat janë paraqitur ankesat ndërkohë komisioni po i afrohet fundit në hartimin e raportit. Në 14 Maji nuk kishte zgjedhje por farsë zgjedhore”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...