33.4 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Vetëm 13% e ekselencës punësohet në administratë, Shqipëria vazhdon te mos jap përparësi punësimit të studentëve të mirë

Gjithmonë e më pak studentë ekselentë po drejtohen në administratën publike për punësim.

Të dhënat zyrtare tregojnë se ka një rënie të numrit nga viti 2019 kur nisi aplikimi i thirrjeve e deri në vitin 2021 që është viti i fundit raportues.

Për rreth 4410 pozicione pune pjesë e sistemit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore (referuar të dhënave të raportuara për aparatin e Kryeministrisë, ministrive dhe 43 institucioneve të varësisë), në 500 prej tyre që përbëjnë 11.2% të numrit të përgjithshëm të pozicioneve në shërbimin civil të raportuara, janë punësuar studentë të ekselencës. Këto të dhëna janë bërë publike nga Komisioneri për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil.

Të ndara vit pas viti ky institucion raporton se në thirrjen e I (viti 2019), 338 studentë të ekselencës ose 67 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 7.6% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil.

Në thirrjen e II (viti 2020), 98 studentë të ekselencës ose 20 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 2.2% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil dhe në thirrjen e III (viti 2021), 64 studentë të ekselencës ose 13 % e numrit të total të studentëve për të treja thirrjet (ose 1.4% e numrit të përgjithshëm të pozicioneve të punës pjesë e shërbimit civil.

I njëjti raport nënvizon se nga 99 institucione të administratës shtetërore, konstatohet se nuk kanë pasur të punësuar asnjë student të ekselencës: 29 institucione në vitin 2019 (nga të cilat 1 ministri dhe 28 institucione varësie) 65 institucione në vitin 2020 (nga të cilat Kryeministria, 4 ministri dhe 60 institucione varësie); 74 institucione në vitin 2021 (nga të cilat Kryeministria, 5 ministri dhe 69 institucione varësie).

Por si ka qenë vlerësimi i punës për studentët ekselentë të punësuar në administratë?

“Lidhur me vlerësimet e punës për studentët e ekselencës që kanë përfituar statusin e nëpunësit civil në periudhë prove, nga informacioni që DAP disponon deri në momentin e këtij raportimi dhe që e ka përcjellë pranë Komisionerit, rezulton se në respektim të nenit 24 të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, 30% e studentëve ekselentë kanë përfunduar periudhën e provës dhe janë konfirmuar nëpunës civil, prej të cilëve 71% e tyre kanë marrë vlerësimin “Shumë mirë” dhe 29% kanë marrë vlerësimin “Mirë” thuhet në raportin e Komisionerit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...