30.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Vetëm 45 ditë në stol” – Tottenham Hotspur shkarkon Igor Tudor pas rezultateve zhgënjyese

Tottenham Hotspur ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Igor Tudor, duke i dhënë fund një aventure që zgjati vetëm 45 ditë në krye të skuadrës londineze.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, i cili theksoi se ndarja ka ardhur “me marrëveshje të përbashkët”, pas një periudhe të shkurtër dhe rezultateve jo bindëse.

Gjatë drejtimit të tij, Tudor udhëhoqi ekipin në shtatë ndeshje, ku arriti vetëm një fitore. Suksesi i vetëm erdhi në UEFA Champions League përballë Atlético Madrid, por pa mundur të sigurojë kualifikimin në çerekfinale.

Në Premier League, situata rezultoi edhe më problematike, me Tottenham që regjistroi vetëm një barazim dhe mbeti në zonat e fundit të renditjes, vetëm një pikë mbi West Ham United.

Një nga momentet më të diskutueshme të kësaj periudhe ishte vendimi për të zëvendësuar portierin Kinsky që në minutën e 17-të në ndeshjen ndaj “Colchoneros”, një zgjedhje që shkaktoi reagime të forta në media dhe mes tifozëve.

Largimi i Tudor vjen në një moment delikat për klubin, i cili tashmë duhet të gjejë një zgjidhje të shpejtë për stolin, në përpjekje për të shmangur një sezon zhgënjyes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...