36.5 C
Tiranë
Tuesday, August 25, 2026

“Vidhet kryevepra e Renoir në Itali/ ‘Les Poissons’ zhduket nga muzeu, alarm për një vepër me vlerë miliona euro”

Një nga veprat më të çmuara të piktorit impresionist Pierre-Auguste Renoir, e titulluar “Les Poissons”, është vjedhur nga ambientet e Fondacioni Magnani-Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës.

Lajmi u raportua fillimisht nga media italiane dhe më pas u konfirmua nga burime zyrtare, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një pikturë vaj në telajo, e realizuar rreth vitit 1917, me një vlerë që arrin në disa milionë euro. Vepra konsiderohej ndër më të rrallat e artistit që ruheshin në një koleksion të përhershëm në Itali.

Dyshohet se autorët kanë hyrë disa ditë më parë në ambientet e vilës ku ndodhet koleksioni – e njohur si “Villa dei Capolavori” – dhe kanë arritur të marrin pikturën pa u zbuluar menjëherë.

Hetimet po drejtohen nga karabinierët italianë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe rikuperimin e veprës së vjedhur.

Fondacioni Magnani-Rocca është një nga institucionet më të rëndësishme artistike në Itali, ku ruhen kryevepra të artistëve të mëdhenj si Claude Monet, Paul Cézanne, Peter Paul Rubens dhe Francisco Goya.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e veprave të artit në institucionet kulturore, ndërsa rikuperimi i pikturës mbetet tashmë prioritet për autoritetet italiane.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...