16.8 C
Tiranë
Friday, September 25, 2026

Vetëvritet me armën e shërbimit punonjësi i Gardës së Republikës – Viktima ishte në proces divorci

Një ngjarje tragjike ka tronditur këtë të mërkurë kryeqytetin. Një punonjës i Gardës së Republikës është gjetur i vetëvrarë në makinën e tij, pranë banesës ku jetonte në Tiranë.

Viktima është identifikuar si G. Lelçaj, punonjës i strukturave të Gardës, ndërsa sipas të dhënave paraprake, ai i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit, brenda garazhit të makinës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se efektivi ishte në proces divorci me bashkëshorten, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes vijojnë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar motivet që e çuan efektivin në aktin ekstrem. Trupi i pajetë i të ndjerit është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsinë.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta dhe shqetësim në radhët e strukturave të sigurisë, ku një tjetër rast i rëndë sjell në vëmendje nevojën për mbështetje psikologjike për punonjësit e strukturave të armatosura, sidomos ata që përballen me ngarkesa të larta emocionale apo situata personale të vështira.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...