34.4 C
Tiranë
Sunday, August 9, 2026

Video/Armand Maho: “Policia nën urdhrat e Ardi Veliut sulmoi Focus Media – goditje e rëndë ndaj lirisë së medias”

Një incident i rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të shtune median shqiptare, pasi forcat e policisë ndërhynë me dhunë në ambientet e “Focus Media News”, ku operojnë News24, BalkanWeb dhe Panorama.

Gazetari Armand Maho ka reaguar ashpër pas ngjarjes, duke e cilësuar atë si një precedent të rrezikshëm për lirinë e shtypit.

“Nën drejtimin e shefit të ‘KAYO’, Ardi Veliu, policia mësyu godinën e ‘Focus Media News’ dhe nxori me dhunë gazetarët jashtë”, shkruan Maho.

Ai shprehu keqardhje për kolegët e tij dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj medias.

“Kjo është një goditje e madhe, madje edhe më e rëndë sesa goditjet e mëparshme që ky individ, që quhet Edi Rama, i ka dhënë medias në gjithë këtë kohë”, theksoi ai.

Maho gjithashtu ngriti akuza të forta mbi motivet e ndërhyrjes, duke përmendur informacione se godina e News24 mund t’i lihet në përdorim për ndërtimin e një fabrike armësh.

“Mora vesh që, në vend të News24, do të ndërtohet një fabrikë armësh, dhe nuk e kuptoj… sinqerisht nuk e kuptoj. Si nuk gjen një vend tjetër për t’ia dhënë Ardi Veliajt, atij shokut të Escobar-it? Po them saktë: këta janë si grup banditësh”, tha Maho.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze mbi gjendjen e lirisë së medias në Shqipëri, ndërsa për momentin autoritetet nuk kanë dhënë asnjë sqarim zyrtar mbi ndërhyrjen.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...