28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Video/Dhunë në Vlorë: E pyeti për hapsirat publike ,Pronari i Hoteleve ‘Regina’dhunon qytetarin sëbashku me shokët e tij

Ditën e sotme, një incident ka ndodhur në Vlorë ku një qytetar është dhunuar nga Vasil Bedinaj, pronari i tre Hoteleve ‘Regina’. Raportohet se qytetari po i ankohej Bedinajt për hapësirat e plazhit që hoteli i Bedinajt kishte zënë. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Bedinaj shihet duke e goditur qytetarin me grusht në fytyrë. Qytetari reagon, por ndërhyrja e disa personave të tjerë e ndalon përshkallëzimin e konfliktit fizik.

Një i afërm i Bedinajt ka deklaruar se zënka ka qenë për hapësirat e ‘Jet Ski’ që qytetari kishte zënë.

Kush është Vasil Bedinaj?

Vasil Bedinaj është pronari i rrjetit të hoteleve dhe restoranteve “Regina”. Në dhjetor të vitit 2023, ai u hetua në gjendje të lirë nga policia për ndërtim pa leje në zonën e Radhimës, ku po ndërtonte një kat të gjashtët pa leje në një objekt me leje 5-katësh.

Në vitin 2016, Bedinaj ishte shenjestra e një atentati të dështuar me eksploziv C-4 në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.

Në vitin 2019, përmes kompanisë “Hotel Regina-Group”, Bedinaj iu drejtua institucioneve të ndryshme si Bashkia Vlorë, prefektura Vlorë, Ministria e Turizmit, Ministria e Mbrojtjes, Direktorisë së Përgjithshme Detare, Agjencisë së Bregdetit dhe Agjencisë së Zonave të Mbrojtura për të ngritur një stacion plazhi në Ishillin e Sazanit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...