32.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

Video/ Dy shtetase të arrestuara në Sarandë për shfrytëzimin e një të miture për prostitucion

 

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin “Silent Watch”, pas dy muajsh hetimesh, duke arrestuar dy shtetase, Silvana Osmani (42 vjeçe) dhe Luljeta Deda (39 vjeçe), të dyja banuese në Sarandë, për shfrytëzimin e një vajze 16 vjeçare për prostitucion.

Operacioni u finalizua pas një hetimi të realizuar me metoda proaktive nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë. Hetimet kanë zgjatur rreth dy muaj dhe kanë çuar në identifikimin dhe arrestimin e dy shtetaseve, të cilat dyshohet se shfrytëzonin të miturën për prostitucion.

Gjatë kontrolleve në dy lokale të marra me qira nga të arrestuarat, të vendosura në lagjet nr. 3 dhe nr. 4 të Sarandës, ku dyshohet se ushtrohej prostitucioni, u gjet një shumë parash, e dyshuar se është përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. Kjo shumë parash u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...