28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Video/ Garda Civile e Spanjës arreston 5 persona, përfshirë shqiptarë, për trafik dhe prodhim droge

Garda Civile e Spanjës ka arrestuar 5 persona, mes tyre shqiptarë, pasi akuzohen për prodhim dhe trafik droge. Gjykata ka urdhëruar masën “Arrest me burg” për 3 prej tyre, ndërsa 2 të tjerët u lanë nën hetim. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit “SERVANA”, që filloi në nëntor të vitit të kaluar, pasi kishte prova për kryerjen e një sërë krimesh nga një grup kriminal të shtrirë në provincën e Valencias.

Sipas mediave spanjolle, hetuesit kanë konstatuar se organizata është me bazë shqiptare dhe është e strukturuar në mënyrë perfekte dhe me metodologji kriminale të mirëpërcaktuar. Organizata akuzohet si përgjegjëse për kultivimin intensiv të prodhimit të kanabis sativa.

Për të përshpejtuar rritjen e bimëve, ata përdornin materialin ndriçues të gjeneratës së fundit dhe kishin kondicionerë të mëdhenj për të shpërndarë erën. Garda Civile ka kryer kontrolle të ndryshme në kuadër të këtij operacioni të shtrirë në afatgjatë. Në fazën e parë, më 28 shkurt, u krye një kontroll në një magazinë industriale në Xeresa dhe një tjetër në një apartament në plazh në Gandía. Në fazën e dytë, më 25 mars, u krye një kontroll tjetër në një magazinë industriale në qytetin e Rótova.

Në total është sekuestruar pothuajse një ton kanabis sativa, duke evidentuar 308 kilogramë syth në procesin e tharjes. Në kontrollet e ndryshme janë sekuestruar edhe: në Xeresa (7 klima industriale, filtra karboni, ventilatorë, nxjerrës, depozita, ndriçues etj., me vlerë 170 mijë euro), në Gandía (disa pajisje celulare, 2 mijë euro cash, një furgon dhe një makinë) dhe në Rótova (pajisje elektrike, kondicionerë industrialë, transformatorë të tensionit të mesëm dhe objekte portative të rritjes dhe tharjes së marijuanës, me një vlerë prej më shumë se 250 mijë euro). Në total, vlera e materialit të sekuestruar arrin në 420 mijë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...