29.6 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Video/ Kaos dhe vonesa në Postën Shqiptare të Lezhës – Qytetari denoncon!

Një situatë e papranueshme po ndodh në Postën Shqiptare të qarkut Lezhë, ku qytetarët detyrohen të presin në radhë të gjata për shkak të mosfunksionimit të monitorëve të numrave të shërbimit. Kjo ka sjellë kaos dhe vonesa të mëdha, duke prekur veçanërisht të moshuarit dhe ata që nuk kanë mundësi të presin gjatë.

Një qytetar ka denoncuar këtë problem duke deklaruar:

Dua të denoncoj një situatë problematike që po ndodh në Postën Shqiptare të qarkut Lezhë. Qytetarët janë të detyruar të presin në radhë të gjata, pasi monitorët për biletat e shërbimit nuk funksionojnë. Shpesh ka kaos dhe vonesa, dhe askush nuk po merr masa për ta përmirësuar këtë situatë. Kjo po shkakton shqetësim të madh, veçanërisht për të moshuarit dhe ata që nuk kanë mundësi të presin gjatë. Ju lutem bëjeni këtë çështje publike për të nxitur zgjidhjen nga autoritetet përkatëse.”

Kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve përkatëse për të garantuar një shërbim të rregullt dhe dinjitoz për qytetarët!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Parashikimi I motit, e Enjte, 6 Gusht 2026

0
Për 6 gushtin 2026, në Shqipëri pritet mot kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Dielli do të mbizotërojë në të gjithë territorin, ndërsa...

Tmerr gjatë transmetimit live në TikTok, influenceri meksikan ekzekutohet para ndjekësve

0
Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur botën e rrjeteve sociale në Meksikë. Influenceri César Gastélum është qëlluar për vdekje teksa po transmetonte drejtpërdrejt në...

Vrasja tronditëse e influencers në transmetim live, arrestohet “El R1”, i dyshuari se urdhëroi...

0
Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ramón Ángel Álvarez Ayala, i njohur me nofkën “El R1”, një nga drejtuesit e Kartelit Jalisco New Generation (CJNG), i...

Lista Serbe ankimon rezultatin e zgjedhjeve: Kundërshton mandatin e Nenad Rashiqit

0
Lista Serbe ka dorëzuar këtë të martë një ankesë në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi rezultatet e...

Alarm nga AKSK: 56 tentativa për sulme kibernetike çdo minutë në Shqipëri gjatë gjysmës...

0
Infrastrukturat e informacionit në Shqipëri kanë qenë nën një presion të vazhdueshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të...