19.5 C
Tiranë
Monday, April 13, 2026
spot_img

Video/ Momenti kur terroristët u detyruan t’i lënë automjetet e tyre dhe të ikin maleve nga Manastiri i Banjskës

Terroristëve pasi u dështoi plani u detyruan t’i lënë automjetet e tyre dhe të ikin maleve nga Manastiri i Banjskës, disa orë pasi sulmuan Policinë e Kosovës.

Pamjet teksa ata po ikin janë regjistruar ditën e djeshme, kur terroristët fillimisht sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, e më pas situata u vu nën kontroll shumë shpejt nga Policia e Kosovës që rezultoi me vrasjen e të paktën 4 sulmuesve, arrestimin e disa sulmuesve dhe kapjen e një sasie të madhe të armatimit profesional.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla në një deklaratë për mediat tha se brenda makinave të sulmuesve serbë janë gjetur harta e plane që tregojnë organizimin e mirëmenduar të terroristëve.

“Në vetura janë gjetur harta e plane që tregojnë për organizmin e gjatë dhe të mirëmenduara. Kemi të bëjmë me organizmin terrorist të urdhëruar direkt nga Beogradi”, tha ndër të tjera ministri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e meritonte finalen”, Edisa Demollari komenton Brikenën dhe Mateon: “E kanë lojë”

0
Në rubrikën “Trotuar” në emisionin E Diell, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka komentuar marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe...

Vlorë/ 5-vjeçari bie nga ballkoni i banesës, humb jetën në spital

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Vlorës, ku një fëmijë 5-vjeç ka humbur jetën pasi ka rënë nga...

Shenjat e horoskopit që vendosin logjikën mbi emocionet

0
Disa persona njihen për mënyrën e tyre të ftohtë dhe të kontrolluar të reagimit, duke zgjedhur gjithmonë arsyen përpara ndjenjave. Edhe pse shpesh perceptohen...

Fushë-Krujë/ Konflikti për pronën përfundon në vrasje, 41-vjeçari qëllohet me armë gjahu; autori në...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 41-vjeçarit Artur Çangu, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e 10 prillit në fshatin Viron, në...

Francë/ Babai mban të mbyllur djalin 9-vjeçar në furgon për më shumë se një...

0
Një rast tronditës abuzimi me një të mitur është zbuluar në Francën lindore, ku një djalë 9-vjeçar u gjet i mbyllur në një furgon,...