30.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Vijojnë pa rezultat kërkimet për turistin çek të zhdukur në Durrës

Kërkimet për turistin çek, Pavel Pospisil, 68 vjeç, i cili rezulton i zhdukur prej disa ditësh në zonën e plazhit të Durrësit, vijojnë pa rezultat. Policia po kryen kontrolle intensive në zonë, ndërsa që nga dita e parë janë angazhuar edhe familjarët e tij për të ndihmuar në gjetjen e 68-vjeçarit.

Një ditë më parë, ambasada çeke në Tiranë i bëri thirrje publikut për bashkëpunim, duke kërkuar çdo informacion që mund të çojë në gjetjen e Pospisil. Sipas familjes, ai u pa për herë të fundit më 12 shtator, të premten e kaluar, rreth orës 11:00, teksa largohej nga hoteli ku po qëndronte për një shëtitje, por që prej atij momenti nuk ka pasur asnjë kontakt me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Një ditë më pas, ai u shpall zyrtarisht i humbur dhe policia nisi kërkimet. Ambasada dhe familja i bëjnë thirrje qytetarëve që për çdo informacion të mundshëm të kontaktojnë menjëherë me autoritetet shqiptare për të ndihmuar në gjetjen e turistit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Pësuan arrest kardiak”/ Dy efektivë të Policisë së Burgjeve humbin jetën pranë Burgut 313...

0
Dy efektivë të Policisë së Burgjeve kanë ndërruar jetë një natë më parë teksa ndodheshin në krye të detyrës pranë Burgut 313 në Tiranë. Sipas...

“Do ta vrisnin në automjetin e parkuar”/ Plagosja me armë në Pogradec, identifikohen katër...

0
Policia e Korçës ka zbardhur rrethanat e plagosjes me armë zjarri të 35-vjeçarit Brian Syzo në Pogradec, duke identifikuar katër persona të dyshuar si...

“Ka shumë të ngjarë që të bëhet fjalë për një atentat”/ Shpërthim në Monako,...

0
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur mbrëmjen e së hënës Principatën e Monakos, vetëm pak metra larg kufirit me Francën, duke lënë tre persona...

“Peruja është e përçarë”, Keiko Fujimori shpallet presidente pas një gare dramatike, rivali refuzon...

0
Kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është shpallur zyrtarisht fituese e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, tri javë pas mbajtjes së votimeve,...

Për herë të parë në Shqipëri/ Mjekët e “Shefqet Ndroqit” realizojnë me sukses terapinë...

0
Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi” ka shënuar një moment historik për mjekësinë shqiptare, duke realizuar për herë të parë në vend me sukses terapinë ECMO...