27.5 C
Tiranë
Monday, June 22, 2026

Vijon operacioni “Tempulli”/ Kapet i riu në Vlorë, shpërndante drogë afër shkollave

Një 25-vjeçar është arrestuar për aktivitet të paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, në një zonë afer shkollave në Vlorë. Personi i quajtur Emiljano Kananaj është kapur në kryerje të kësaj aktiviteti, kryesisht pranë universitetit, në lagjen e quajtur ‘Pavarësia’. Policia ka kryer një megaoperacion të koduar ‘Tempulli’, i cili ka rezultuar në sekuestrimin e 50 dozave të lëndës narkotike cannabis sativa, të gatshme për t’u shitur.

Njoftimi i policisë:

Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen 50 doza lënde narkotike cannabis sativa, të gatshme për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike, në afërsi të universitetit, në lagjen “Pavarësia”, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 25 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 25-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në 50 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave të qytetit, kryesisht pranë universitetit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...