5.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Vilma Bello sharkohet! Kryeministri Rama Bën ndryshime në Kabinet:Emërime të reja në Ministritë e Turizmit dhe Ekonomisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot disa ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar, duke shkarkuar dy zv/ministret e Turizmit, Vilma Bello dhe Almira Xhembulla. Në vend të tyre janë emëruar Ilva Gjuzi dhe Sofjan Jaupaj. Jaupaj, i cili më parë mbante postin e Drejtorit për Çështjet Ekonomike dhe Shërbimet Mbështetëse në Ministrinë e Turizmit, ndërsa Gjuzi ka qenë nënkryetare e Asamblesë Socialiste, do të marrin detyrat e reja në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Ndryshime të tjera janë bërë edhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ku zv.ministri Endrit Yzeiraj është emëruar në postin e zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Në vend të tij, Blerta Rama është emëruar zv/ministre e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Gjithashtu, Silda Çepe (Anagnosti) është emëruar si zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke zëvendësuar Besar Kadinë dhe Artemis Malon, të cilët tashmë janë caktuar ambasadorë, njëri në Azerbajxhan dhe tjetra në Kanada.

Këto lëvizje përbëjnë një pjesë të reformave të brendshme që kryeministri Rama ka ndërmarrë për të fuqizuar administratën dhe për të sjellë energji të reja në sektorët kryesorë të qeverisjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“ Thashë PO ”, Eriola Dosti merr propozimin për martese në ditëlindjen e 60-të...

0
Një ditëlindje e zakonshme u transformua në një moment të paharrueshëm për Erolld Belegun dhe partneren e tij, Diola Dosti. Gjatë festës së tij...

Zgjedhjet e PD: Oligert Muçllari fiton Pogradecin, Ardit Çylybyli dominon Shkodrën, Marjo Çeça kryetari...

0
Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të degëve të Partisë Demokratike ka përfunduar me fitore për kandidatët e përzgjedhur në qytete të ndryshme të vendit. Në...

Netanyahu ironizon teoritë se ishte vrarë: “Jam i vdekur… për kafe”

0
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar me humor ndaj teorive konspirative që qarkulluan në mediat sociale, ku pretendoheshin se ai ishte vrarë në një...

Ina akuzon banoret e “Big Brother”: “Dollapi im u bastis pas daljes sime”

0
Ish-konkurrentja e “Big Brother”, Ina, ka hedhur akuza të forta ndaj banorëve që vazhdojnë garën, duke i akuzuar për marrjen pa leje të veshjeve...

“Kur ofendon një vajzë dy herë, ke ofenduar familjen” – Babai i Selin Bollatit...

0
Në emisionin “Fan Club”, babai i Selin Bollati, Toni Bollati, ka komentuar situata të tensionuara brenda shtëpisë së “BBV 5”. Ai ka bërë të...