31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Sulmi Kibernetik me shpërthim të telekomanduar në Liban: Një goditje e rëndë për Hezbollahun

Një sulm i organizuar tekno-kibernetik me shpërthim të telekomanduar, i ndodhur më 17 Shtator në Liban, ka tronditur rajonin dhe tregon shkallën e avancuar ku ka arritur spiunazhi ndërkombëtar. Ky incident, i cili dyshohet të jetë orkestruar nga Mossadi izraelit, shënjestroi liderët e Hezbollahut përmes shpërndarjes së rreth 10 mijë pajisjeve mini-celularë biper (pagers), të cilët ishin të mbushur me eksploziv dhe të montuar me një program spiun për aktivizim në të njëjtën kohë.

Sulmi u aktivizua me një komandë të vetme, duke shkaktuar një bilanc të tmerrshëm. Të paktën 9 deri në 18 persona janë raportuar të vdekur, ndërsa 3-4 mijë të tjerë janë plagosur, 500 prej të cilëve kanë humbur shikimin, dhe rreth 200 po luftojnë për jetën në spitale. Ky sulm ka sjellë një kaos të vërtetë në një rajon tashmë të destabilizuar nga konflikti i vazhdueshëm që nga 7 Tetori.

Izraeli, që ka shfaqur shqetësime për rritjen e kërcënimeve nga Hezbollahu në Liban, duket se ka realizuar një goditje strategjike ndaj kësaj organizate. Sulmi konsiderohet si një fitore taktike për Tel Avivin, pasi ka neutralizuar përkohësisht dy organizata rivale. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se reagimi i Hezbollahut dhe mbështetësve të tij, si Irani, mbetet një shqetësim i madh për stabilitetin e rajonit.

### Hetimet Ndërkombëtare

Pajisjet biper të përdorura në këtë sulm rezultojnë të jenë prodhuar nga një kompani tajvaneze, “Gold Apollo”, me autorizimin e një firme europiane me seli në Budapest, “BAC Consulting”. Sipas raportimit të “The Guardians” dhe “Reuters”, kompania e përfshirë ka punuar me infiltrues të lidhur me Mossadin, duke realizuar një komplot të jashtëzakonshëm që nuk u diktua në asnjë moment gjatë prodhimit dhe shpërndarjes së pajisjeve.

Sulmi me biperët shpërthyes është një goditje e rëndë jo vetëm për Hezbollahun, por edhe për përpjekjet ndërkombëtare për paqe, veçanërisht nga SHBA. Ndërsa hetimet vazhdojnë, tensionet në rajon pritet të rriten, me Lindjen e Mesme në gatishmëri për hakmarrje dhe përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...