34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vipat në mbështetje të partive politike, Anxhela Peristeri: Në këto 4 vite nuk më ke zhgënjyer, Tirana vazhdon të rritet

Vijon mbështetja e madhe e komunitetit të artistëve ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Përmes një videomesazhi, këngëtarja e njohur e muzikës së lehtë Anxhela Peristeri thekson se nuk është zhgënjyer që iu bashkua 4 vite më parë fushatës së kryebashkiakut e frymëzuar nga ndryshimi i Tiranës.
Peristeri nënvizon se Tirana vazhdon të rritet dhe të bëhet edhe më e bukur dita-ditës.
“Përshëndetje Erion! Iu bashkova fushatës tënde në vitin 2019, e frymëzuar nga ndryshimi i Tiranës në 4 vitet e tua të para, si kryetar bashkie i Tiranës dhe ja ku jam sërish sot akoma më e sigurt dhe më e bindur për zgjedhjen time.

Në këto 4 vite nuk më ke zhgënjyer, përkundrazi Tirana vazhdon të rritet dhe të bëhet edhe më e bukur dita-ditës. Ka akoma gjëra për t’i përmirësuar dhe për t’u rregulluar, megjithatë unë jam prapë me ty, kam shumë besim tek ty dhe do të mbështes gjithmonë”, shprehet këngëtarja Anxhela Peristeri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...