9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Viti i ri shkollor nis më 8 shtator: 30 shkolla të reja hapin dyert për mbi 8 mijë nxënës

Më 8 shtator do të nisë zyrtarisht viti i ri shkollor 2025-2026, me shkollat 9-vjeçare dhe të mesme që do të hapin dyert për mijëra nxënës dhe mësues në të gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga disa prej 30 shkollave të ndërtuara dhe rikonstruktuara, të cilat do të mirëpresin mbi 8 mijë nxënës e mësues në ditën e parë të shkollës.

“Vijojmë të investojmë për ndërtimin dhe rehabilitimin e objekteve arsimore, shkollave, palestrave e terreneve sportive, për të garantuar të njëjtin standard, kudo në Shqipëri,” – shkruan Rama.

Shkollat e reja dhe të rikonstruktuara janë shpërndarë nga veriu në jug, duke synuar përmirësimin e kushteve të mësimdhënies dhe krijimin e hapësirave moderne për nxënësit.

Ky është një tjetër hap në kuadër të investimeve në arsim, që sipas qeverisë, kanë si qëllim përmirësimin e cilësisë së edukimit dhe krijimin e kushteve bashkëkohore për zhvillimin e aktiviteteve mësimore dhe sportive.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...