29.2 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Merkato “në flakë”: Edon Zhegrova drejt Juventusit, Lille bllokon kalimin te Marseille

Orët e fundit të merkatos kanë ndezur një “telenovelë” të vërtetë rreth të ardhmes së Edon Zhegrovës. Pas sinjaleve të forta se sulmuesi kosovar do të transferohej te Marseille, klubi i tij Lille ka vendosur të bllokojë marrëveshjen dhe të shqyrtojë një tjetër pistë shumë më të madhe: Juventusin.

Sipas mediave franceze dhe italiane, “Zonja e Vjetër” ka rifutur në lojë emrin e Zhegrovës dhe është gati ta marrë nëse Nico Gonzalez largohet drejt Atletico Madrid. Bianconerët kishin bërë më parë një ofertë prej 12 milionë eurosh plus bonuse, por kjo shumë nuk ka bindur drejtuesit e Lille, të cilët kërkojnë më tepër për kartonin e 25-vjeçarit.

Situata është edhe më e ndërlikuar nga fakti se Zhegrova ka vetëm një vit kontratë me Lille. Për këtë arsye, klubi francez është i prirur ta shesë tani, për të mos e humbur me parametër zero verën e ardhshme.

Orët në vijim pritet të jenë vendimtare, ndërsa vetë lojtari ka shprehur dëshirën për një hap të madh në karrierë. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, Zhegrova mund të bëhet shqiptari i parë që vesh fanellën bardhezi të Juventusit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...