26.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Vjosa në kufijtë kritikë, ministri Vengu: “Jemi drejt stabilizimit, ende ska kaluar rreziku”

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka folur nga ura e Mifolit mbi situatën e krijuar nga prurjet e larta të lumit Vjosë, ndërsa theksoi se monitorimi i territorit ka vijuar pandërprerë gjatë gjithë ditës në të gjithë basenin e këtij lumi.

“Kemi ndjekur të gjitha prurjet e Vjosës, nga Përmeti deri në Memaliaj, ku niveli i ujit ka arritur deri në 6.5 metra. Situata është drejt stabilizimit, por nuk është zgjidhur plotësisht, pasi reshjet vijojnë ende në Gjirokastër dhe Tepelenë,” u shpreh ministri Vengu.

Sipas tij, pritet një ndërhyrje e thelluar në argjinaturë, me synim forcimin e saj dhe rritjen e mbrojtjes së zonave të rrezikuara nga përmbytjet. Ministri bëri të ditur se forcat e armatosura janë dislokuar në fshatrat më të ekspozuar ndaj riskut, ndërsa qendra lëvizëse e operacioneve do të qëndrojë në Mifol për aq kohë sa situata ta kërkojë.

“Projeksioni ka qenë për një front të tretë prurjesh dhe rreziku nuk na ka ikur. Nëse duam një zgjidhje afatgjatë për Vjosën, duhet të pranojmë që është një lumë i egër. Kemi plane dhe projekte që parashikojnë rehabilitimin e këmbëve të urave. Do të ketë investime afatmesme dhe afatgjata,” deklaroi ai.

Vengu shtoi se sa herë është ndërhyrë në argjinaturë dhe në pastrimet e saj, situata është përmirësuar ndjeshëm, ndaj këto ndërhyrje do të vijojnë edhe në ditët në vijim. Po ashtu, ai njoftoi se do të investohet edhe në sistemin e kanaleve kulluese, për të siguruar kushte optimale për kalimin e prurjeve të larta të ujit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...