33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vlorë/ 62-vjeçari gjendet pa shenja jete në makinën e tij pas nje aksidenti, familja hedh dyshime se është vrarë

Një 62 vjeçar është gjetur i vdekur në Vlorë, mëngjesin e sotëm.

Viktima është identifikuar si Nadir Gjata, bashkëpronar i një agjencie biletarie në zonën e njohur si “Kapelja” tek porti i Vlorës
Nga porti Gjata ka ikur rreth ores 03:00 – 04:00 e mëngjesit me makinë kur dhe është aksidentuar duke u përplasur me dy makina të parkuara.

Familjarët hedhin dyshime se ai është vrarë dhe mbështesin pretendimet e tyre tek fakti që Nadir Gjata “ka goditje në kokë dhe nuk iu gjet çanta që kishte me vete”
Ndërkohë burime nga ekspertiza mjeko ligjore bëjnë me dije se hematoma në kokë ka ardhur nga përplasja.

Policia ka nisur hetimet dhe për të verifikuar pretendimet e familjarëve, nëse kemi të bëjmë me një aksident të qëllimshëm pasi i mungonin mjetet personale dhe shuma monetare që kishte me vete.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...