27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Vlorë/ Arrestohet 31 vjeçari, qarkullonte me armë në makinën luksoz

Jurgen Zotaj, 31 vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet ndërkohë që ishte në kërkim për vjedhje me dhunë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga. Edhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Ermal Binjaku, është arrestuar për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Outside”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Delta Force, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet ndërkohë që ishte në kërkim për vjedhje me dhunë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari (drejtuesi i automjetit).

Vihet në pranga dhe pasagjeri në këtë automjet, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti që drejtonte 31-vjeçari.

Shërbimet e Delta Force, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për dy shtetas që po qarkullonin në fshatin Kotë me automjet dhe dyshoheshin se ishin të armatosur dhe mund të kryenin ndonjë veprimtari kriminale, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Outside”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. Z., 31 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

–  E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, në fshatin Kot, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin J. Z. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. Z. iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi J. Z. ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, me vendimin e datës 17.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...