17.5 C
Tiranë
Saturday, May 16, 2026
spot_img

Vlorë/ Kapet gomonia me 577 kg drogë në Karaburun, në prangat e Policisë 3 shtetas

Policia e Vlorës ka arrestuar tre persona, të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Tre shtetasit janë arrestuar pas kapjes së një gomonie me 577 kg drogë ditën e djeshme në gadishullin e Karburunit, në Vlorë.

Policia bën me dije se janë arrestuar Mandi Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj,  banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike.

Sipas uniformave blu ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Njoftimi i Policisë

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Karaburuni”, për goditjen e një tentative për trafikim të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Operacioni nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 577 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet lundrues gomone.

Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrollit të territorit dhe koordinimit të veprimeve  me QNOD, për kontrollin e hapësirës detare, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për bllokimin e një mjeti lundrues që dyshohej se kishte lëndë narkotike në bord.

Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Shërbimet policore kanë sekuestruar mjetin lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve M. B., 43 vjeç, H. M., 27 vjeç dhe Ë. M., 34 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Taliban miratojnë rregullore të re për martesën dhe divorcin në Afganistan – rriten shqetësimet...

0
Autoritetet e Talibanit në Afganistan kanë miratuar një sërë rregullash të reja që kufizojnë më tej të drejtat e grave dhe vajzave, që nga...

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Britani, dy shqiptarë dënohen me mbi 18...

0
Katër anëtarë të dy grupeve të organizuara kriminale, mes tyre dy shtetas shqiptarë, janë dënuar në Britaninë e Madhe pas një hetimi të gjerë...

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar – përplasje e fortë me disa...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Itali, ku një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë...

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon në përroin e Zaranikës – fatmirësisht pa viktima

0
Një aksident rrugor është regjistruar në Elbasan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Zaranikës. Sipas informacioneve paraprake, personat...

“Zero tolerancë ndaj abuzuesve” – Ministri i Brendshëm reagon pas operacionit në Sarandë

0
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas operacionit të zhvilluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Policia e Shtetit në Sarandë, ku...