7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

VOA: “Fushata në Shqipëri u dominua nga shkëmbimet e sulmeve dhe akuzave politike”

Në Shqipëri fushata për zgjedhjet vendore e cila mbyllet ditën e nesërme, u dominua nga shkëmbimet e sulmeve dhe akuzave politike, ku nuk munguan tonet fyese e denigruese ndaj kundërshtarit. Ndërsa kandidatët në garën për 61 bashkitë e vendit zhvilluan takime të shpeshta me qytetarët, duke u ndalur kryesisht në problemet lokale, ligjërimi i drejtuesve politikë, i ngjau më së shumti, një beteje për frenat e qeverisjes qendrore, se sa të qyteteve e fshatrave të vendit.

Në hapje të fushatës, kryeministri Rama deklaroi se partia e tij dhe kandidatët për bashkitë dhe këshillat bashkiakë, do të duhet të merreshin sa më pak me kundërshtarët politikë e të shmangnin, siç u shpreh, “ndotjen gjuhësore dhe atë vizuale”, me një prani të reduktuar të posterave dhe sloganeve nëpër rrugët e qyteteve.

Në fakt, posterat e parë që u shfaqën menjëherë më pas, ishin ato të kryeministrit, shoqëruar me foto bardhë e zi të kundërshtarëve të tij, Berisha e Meta, me mbishkrimin “Kurrë më mbrapa”. Epitetet denigruese ndaj të dyve zunë një vend kryesor në fjalimet e zoti Rama gjatë fushatës. “A e kuptojnë këta të djathtë që ky njeri, bashkë me floririn se këta janë një, Salike floriri i them unë? A e kuptojnë këta që Salikja është një turp?”, u shpreh zoti Rama gjatë një mitingu në Sarandë pak ditë më parë.

Të njejtën qasje, shpesh dhe me tone përçmuese, kryeministri e ka mbajtur dhe ndaj kandidatëve të koalicionit “Bashkë fitojmë”, duke i cilësuar ata thjesht si maska të drejtuesve të tyre: “Këta kandidatët e faqes së zezë dhe të Like floririt janë si ata violinistët e Titanikut që i binin veglave kur po zhytej anija poshtë”

Nga ana e tyre, si zoti Berisha dhe zoti Meta i kanë mëshuar akuzave për korrupsion të kryeministrit, duke e cilësuar atë përgjegjës për gjendjen dëshpëruese në të cilën ndodhet vendi, sipas tyre. Edhe ndaj përfaqësuesve socialistë në garë, qëndrimi ka qenë i ngjashëm: “Ku janë kandidatët e Edi Ramës? Bodrumeve, nuk takohen me qytetarët, takohen me punonjësit e tyre, takohen me grupet mafioze, shpërndajnë para. E dinë se vendin e kanë në burg për krimet që kanë kryer dhe atje do të shkojnë. Edi Rama ka vjedhur shqiptarët më shumë se të gjithë pushtuesit e marrë së bashku”, deklaroi zoti Berisha gjatë një mitingu, dje pasdite në Durrës.

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, formacioni më i madh opozitar, është përpjekur të joshë mbështetësit e vet, me idenë se një fitore në këto zgjedhje do t’i shkurtonte ditët edhe qeverisë.“14 maji do të jetë gjithashtu dhe dita në të cilën ne vendosim për ti dhënë duart kësaj qeverie në vjeshtën që vjen. Ju garantoj se Edi Rama nuk mund të qëndrojë kurrë më gjatë në pushtet”, u shpreh zoti Berisha pak ditë më parë në Gjirokastër.

Edhe sipas zotit Meta, pjesmarrje në zgjedhjet e së dielës do t’i bënte qytetarët “pjesë e një përmbysje, që fillon në 14 maj, të regjimit të korrupsioni absolut siç ishte ai për shkak të monizmit absolut në 61 bashkitë dhe këshillat vendore të vendit tonë, për të filluar transparencën absolute që është interesi i çdo qytetari që jeton në këtë vend”.

Zoti Berisha u detyrua të strehohet në koalicionin “Bashkë fitojmë”, të drejtuar nga zoti Meta, pasi vendimi i Gjykatës së Apelit la të pazgjidhur debatin për përfaqësimin zyrtar të Partisë Demokratike, i cili për rrjedhojë është ende në duart e grupimit të kryesuar nga zoti Enkelejd Alibeaj. I papërgatitur në kohë për zgjedhjet e 14 majit, dhe i dëmtuar nga përplasjet e brendshme ky grupim u përfshi në garë me një numër të kufizuar kandidatësh për kryetarë të bashkive, duke synuar më së shumti përfaqësimin në këshillat bashkiakë.

Për zotin Alibeaj këto zgjedhje janë një përplasje e dyfishtë, nga njëra anë me socialistët në pushtet dhe nga ana tjetër me koalicionin Berisha-Meta, që sipas tij nuk përfaqësojnë opozitën reale të vendit. “Shqiptarët masivisht janë kundër berishizmit dhe kërkojnë euroatlantizmin. Shqiptarër nuk e duan Ramën. po aq me pak Berishën dhe Metën. Regjimi i Ramës, miq, zonja dhe zotërinj do të marrë fund jo kur të ikë Edi Rama, por kur të ikin arsyet se përse vazhdon të rrijë aty Edi Rama, Berisha dhe Meta, aleanca e tyre laramane, kuq e blu”.

Fragmentarizimi i së djathtës shihet si një avantazh për socialistët të cilët 4 vitet e fundit drejtuan të gjitha bashkitë e vendit, falë bojkotit të opozitës në zjedhjet e 2019.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...