22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vrasja e 14-vjeçarit në Maliq – Del panorama e plotë e ngjarjes dhe imazhet e autorit të dyshuar

Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Pirg të Maliqit më 14 gusht ka marrë zhvillime të reja. Pas hetimeve intensive, policia ka vënë në pranga tetë persona të përfshirë në mënyra të ndryshme në vrasjen e 14-vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij, Enedio Guri.

Sipas burimeve, tragjedia ndodhi në ambientet e një lokali të fshatit, ku dy adoleshentët ishin takuar për “sqarime” pas një debati të ashpër në rrjetet sociale dhe përplasjeve një ditë më parë. Takimi përfundoi në konflikt fizik, gjatë të cilit Guri dyshohet se goditi me thikë Xhejon, duke i shkaktuar plagë të rënda që rezultuan fatale.

Autori i dyshuar u arrestua menjëherë, ndërsa babai dhe xhaxhai i tij akuzohen se kanë fshehur mjetin prerës të krimit. Katër të mitur dhe një 34-vjeçar, të pranishëm gjatë sherrit, u arrestuan për pengim të hetimeve dhe moskallëzim krimi.

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar foto të Enedio Gurit, ku ai shihet i pozicionuar me armë gjahu dhe cigare në dorë, si dhe me mbishkrime provokuese si: “Mos më kërko, unë nuk vij” dhe “Por shfaqem, kur ty s’të pret mendja”.

Policia ka sekuestruar thikën e krimit, automjetin me të cilin tentuan të largoheshin dy prej të arrestuarve dhe pesë telefona celularë. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij krimi që ka tronditur opinionin publik dhe ka hapur sërish debatin për dhunën mes të miturve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...