21.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Vrasja e babë e bir në Elbasan/ Në pranga Ardian Çapja, shpallet në kërkim Florenc Çapja

Policia e Elbasanit informon se ka arrestuar Ardian Çapjan dhe shpall në kërkim shtetasin Florenc Çapja , të dyshuar për vrasje të dyfishtë të ndodhur në Elbasan në vitin 2012. Gjatë arrestimit, Ardian Çapjas iu gjet edhe një armë zjarri.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Krasta 2021”.

Operacioni i zhvilluar nga RENEA, Drejtoria  Vendore e Policisë Elbasan dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Gjatë operacionit është vënë në pranga një person me precedent të theksuar kriminal, i dyshuar si një nga autorët e një vrasjeje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2012.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov.

Në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në bazë të informacioneve të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Elbasan dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë, mëngjesin e sotëm, gjatë operacionit policor të koduar “Krasta 2021”, u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasin:

Ardian Çopja alias Çapja, 53 vjeç, banues në Elbasan.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi Florenc Çapja, 40 vjeç, banues në Elbasan.

Ndalimi i 53-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 40-vjeçarit u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Këta shtetas, në vitin 2012, dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Gjatë operacionit, në banesën e shtetasit Ardian Çopja, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov.

Vijon puna nga strukturat hetimore të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokuroritë përkatëse, për zbardhjen e ngjarjeve të tjera kriminale të ndodhura më parë, identifikimin, kapjen dhe arrestimin e  autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...