24.9 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, mediat portugeze zbardhin detaje të reja: Roje sigurie, precedentë penalë dhe disa të dyshuar

Vrasja e turistit portugez 20-vjeçar, Luis Miguel Varela Mendes, në Ksamil vijon të marrë vëmendje edhe në mediat portugeze, të cilat kanë publikuar detaje të reja mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur më 18 gusht.

Sipas raportimeve, Mendes u godit për vdekje me thikë nga Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç, i cili dyshohet se punonte si roje sigurie në plazhin ku ndodhi krimi dhe kishte precedentë penalë.

Ngjarja nisi rreth orës 05:15 të 18 gushtit, në lokalin “Principote” në Ksamil, dhe më pas vijoi në plazhin “Paradise”. Sipas hetimeve, gjatë konfliktit Sokrat Vata dyshohet se e goditi disa herë me thikë 20-vjeçarin portugez.

Në përleshje dyshohet se ishte përfshirë edhe shtetasi francez David Heurtevent, 29 vjeç, i cili është shpallur në kërkim. Ai dyshohet se e ka goditur Mendes me grushte. Të dy akuzohen për vrasje me dashje në bashkëpunim.

Pas ngjarjes, Sokrat Vata u largua nga vendi i krimit, por u arrestua disa orë më vonë. Sipas mediave portugeze, ai u gjet i fshehur në bagazhin e një makine.

Ndërkohë, trupi i pajetë i Luis Mendes pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Shqipëri.

Të përfshirë edhe punonjës të lokalit

Hetimet kanë zbardhur gjithashtu përfshirjen e disa punonjësve të lokalit “Principote” në konfliktin që parapriu vrasjen.

Sipas policisë, katër kamarierët Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani dhe Murat Zhabina dyshohet se kanë goditur me grushte 20-vjeçarin portugez përpara se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Në lokal ndodheshin edhe disa persona që kishin rolin e bodyguard-ëve: Miosid Matushaj, Luciano Seferi, punonjës i IEVP Fier, Romeo Shehu, punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër, dhe Kristi Koshi.

Sipas hetimeve, këta persona nuk kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe nuk kanë njoftuar policinë pas ngjarjes. Për këtë arsye, ata akuzohen për moskallëzim të krimit.

Ndaj Miosid Matushajt rëndon edhe akuza për mosmarrje të masave për ndërprerjen e gjendjes së paligjshme.

Pronari i lokalit është shpallur në kërkim

Në momentin e ngjarjes ndodhej në “Principote” edhe pronari i lokalit, Bekim Bulica. Sipas hetimeve, pas krimit ai është larguar nga vendi dhe është shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për të përcaktuar në mënyrë të plotë dinamikën e konfliktit që çoi në vrasjen e turistit portugez dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të dyshuar.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Portugali, ndërsa rasti pritet të vijojë të ndiqet nga afër nga autoritetet shqiptare dhe ato portugeze.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Publikohet emri i shqiptarit që i dha fund jetës në burgun e Spanjës

0
Është bërë publik emri i shqiptarit që dy ditë më parë i dha fund jetës në një burg të Spanjës. Bëhet fjalë për Jurgen...

Gaza mbetet vendi më vdekjeprurës për punëtorët humanitarë: 186 të vrarë në 2025

0
Gaza ishte sërish vendi më vdekjeprurës në botë për punëtorët humanitarë, për të tretin vit radhazi, me 186 persona të vrarë gjatë vitit 2025,...

I shpallur i pafajshëm për shkak të sëmundjes mendore, i akuzuari për vrasje largohet...

0
Një shtetas taxhik, i shpallur i pafajshëm për shkak të sëmundjes mendore në një çështje vrasjeje, është larguar nga Shtetet e Bashkuara pasi kishte...

“Kam humbur besimin tek ju”/ Nënkryetari i FIFA-s shpërthen ndaj Infantinos: “Lidershipi juaj është...

0
Presidenti i Federatës Hungareze të Futbollit dhe nënkryetari i FIFA-s, Sándor Csányi, ka kritikuar ashpër presidentin e organizatës, Gianni Infantino, duke vënë në pikëpyetje...

Rrjoll/ 24-vjeçari humb jetën pasi bie nga gomonia dhe goditet nga helika

0
Një aksident tragjik ujor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Rrjollit, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë...