27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Vrasjen e vëllezërve Haxhia, arrestohen nga Policia dy persona të tjerë

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në muajin prill të vitit 2020 në Durrës.

Të arrestuari janë Besian Xhixha dhe Enver Diva, të cilët janë kontaktuar nga Nuredin Dumani për të kryer vrasjen. Dy personat e arrestuar dyshohet se kanë lidhje apo bashkëpunuar me autorët e ngjarjes pasi Policia ka gjetur prova që ata janë përfshirë në vrasjen e bujshme prillin e vitit të kaluar në Durrës.

Mbi dy të arrestuarit e sotëm rëndon akuza e “Sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen”. Ndërkohë detaje të reja pritet të zbardhen pas marrjes në pyetje të dy të arrestuarve.

Vrasja e vëllezërve Haxhia mund të jetë porositur nga grupi kriminal i grabitjes së Rinasit i cili po kërkonte paratë e vjedhura në Rinas. Në kërkim për këtë ngjarje është dhe Talo Çela, emër mjaft i njohur në Elbasan.

Vrasja e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia ndodhi më 27 prill, rreth orës 16:40 te tregu i makinave, në qytetin bregdetar të Durrësit. Ata u qëlluan teksa po lëviznin me makinën e tyre tip “Golf” ku u gjetën të pajetë brenda mjetit të tyre.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Me makinë të blinduar dhe armë me fishek në fole, arrestohet pas ndjekjes 41-vjeçari...

0
Një 41-vjeçar është arrestuar nga Policia në Lezhë, pasi qarkullonte me një automjet të blinduar dhe nuk iu bind urdhrit të efektivëve për të...

Tragjedia që tronditi familjen shqiptare në Florida, tre fëmijë humbin jetën në zjarr: dy...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia që goditi familjen shqiptare Manati në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë humbën jetën pasi...

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...